MENU
klinika

"E kam kapacitetin që ta kem mbi supe"

A do jesh ambasador i paanshëm? Bushati i përgjigjet Gjekmarkajt: Ky është mision

09.06.2023 - 12:44

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka pyetur kandidatin për ambasador në SHBA Ervin Bushati në lidhje nëse do të jetë një ambasador i paanshëm. Gjatë komisionit të Jashtëm, Bushati u shpreh se ky është një mision për të më shumë sesa një detyrë. Po ashtu u shpreh se e ka kapacitetin që ta mbaj mbi supe këtë mision.

Gjekmarkaj: Unë e uroj Bushatin për punën dhe pozicionin e ri që merre! E kam parë shumë aktiv në debate televiziv në krah të qeverisë. Atje do të jeni ambasador i Shqipërisë a do të jeni në detyrë që të shndërroheni një ambasadorë i paanshëm atje.

Bushati: Faleminderit për vlerësimin. Është një mision më shumë se një detyrë dhe besoj se arsimimi shkollimi patjetër që kërkon përkushtim. Por detyrat që kam mbajtur dhe kam mësuar nga ai si ish-ministër i jashtëm që çështjet patriotike kryesore të Shqipërisë jashtë dyve të këtij vendi na bëjnë gjithmonë bashkë. Ne kemi qenë gjithmonë në këtë pikë në një emërues të përbashkët. Mendoj se kam kapacitetin se ajo që kam mbi supe sot është një detyrë patriotike që e tejkalon atë eksperiencë politike, pasi është një detyrë sublime.