MENU
klinika

Analiza

A do t’i hapet rrugë Suedisë për në NATO tani që Erdogan fitoi?

01.06.2023 - 14:48

Pas Finlandës, edhe Suedia pritet të anëtarësohet shumë shpejt në NATO.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, norvegjezi Jens Stoltenberg, tha se vendi “ka një dritare hapur tani, sidomos pas zgjedhjeve turke”.

Sipas tij, Suedia mund të bëhet anëtare e plotë e NATO-s në samitin e Vilnius-it”, nënvizoi Stoltenberg.

Ndër vendet që kundërshtojnë më shumë hyrjen e Suedisë në NATO është Turqia e Rexhep Tajip Erdogan, që sapo është rizgjedhur në krye të vendit.

Arsyeja është fakti se sipas Ankarasë Suedia është treguar shumë tolerante me kurdët e PKK-së, të cilët Erdogan i konsideron terroristë.

Fahrettin Altun, drejtori i komunikimit i Erdoganit, tha se “është krejtësisht e papranueshme që terroristët e PKK të vazhdojnë të veprojnë lirshëm në Suedi”. Altun tha se shpresojnë që ligji i ri kundër terrorizmit i miratuar nga Stokholmi, të zbatohet siç duhet.

Erdogan's high price for Sweden, Finland joining NATO - Al-Monitor: Independent, trusted coverage of the Middle East

Ndër mjetet e presionit që Shtetet e Bashkuara po përdorin për të “zbutur” Ankaranë, është çështja e furnizimit me F-16, avionët luftarakë të ndërtuar nga Lockheed Martin, një kompani amerikane, siç tregohet edhe nga një bisedë telefonike e ditëve të fundit mes Erdogan dhe presidentit të SHBA, Joe Biden.

“Çelësi” për dritën jeshile mund të jenë pikërisht 40 avionët luftarakë të gjeneratës së re F-16, për të modernizuar ato që Ankaraja zotëron aktualisht. Gjithçka mund të vendoset në Vilnius, më 11 korrik.

Përshtypja është se “Po”-ja e Sulltanit do të vijë shpejt, por Erdogan do të kërkojë garanci për përfundimin e mbështetjes amerikane për milicitë kurde të YPG-së në veri të Sirisë dhe do të insistojë në ekstradimet e të dyshuarve të PKK-së që ikën në Suedi në vitet 1980 dhe 1990.