Jennifer Lawrence ka mbyllur spekulimet se ajo kishte një lidhje me Liam Hemsworth ndërsa ai ishte me Miley Cyrus.
Fituesja e Oscar-it ishte e ftuar në “Watch What Happens Live” dhe aty ndau mendimet e saj, nga pamja e kaluar në tapetin e kuq deri tek drama e Vanderpump Rules “Scandoval”.
Cohen shfrytëzoi rastin për të pyetur Lawrence-in për spekulimet se Cyrus e kishte përmendur në videoklipin e saj për “Flowers”, për shkak të lidhjes të saj me Hemsworth.
“Nuk është e vërtetë,” tha Lajo përpara se Cohen të përfundonte pyetjen. “Do të doja të përgjigjesha, nuk është e vërtetë. Thashethem.”
Spekulimet erdhën kur, në videoklipin e Cyrus për “Flowers”, artistja shihet e veshur me një fustan ngjyrë floriri që kujton paksa një fustan të Lawrence gjatë premierës së filmit “Hunger Games”.
Duke i shtuar benzinë zjarrit, gjatë një paraqitje të mëparshme në “WWHL”, Jennifer zbuloi se ishte puthur me aktorin jashtë xhirimeve. Megjithatë, ajo mendon se nuk do të kishte kuptim që ndonjë zemërim të drejtohej ndaj saj. “Dua të them, ne të gjithë e dimë se unë dhe Liam u puthëm një herë,” tha Lawrence, duke buzëqeshur.
“Kështu që unë thjesht supozoj se ishte si një rastësi,” tha aktorja për fustanin e Cyrus.