MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të shfaqet hipotiroza tek fëmijët. Çfarë shenjash ka?

10.06.2023 - 21:56

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A mund të shfaqet hipotiroza tek fëmijët. Çfarë shenjash ka?

Mjeku: Nëse fëmija bart sëmundjen e hipotirozës, atëherë tek ai shfaqen kohë pas kohe shenja të cilat e njoftojnë mjekun për mungesën e hormoneve të tiroides. Tek fëmija vërehet zverdhje e lëkurës, e cila vazhdon për një kohë të gjatë. Kockat e kokës janë të hapura në pjesën e sipërme dhe pjesën prapa. Gradualisht ai fillon të ketë një lëkurë të ashpër, të zbehtë, bark të madh, të fryrë, ka kapsllëk, fillon të mbajë gjuhën jashtë pasi i zmadhohet. Nuk reagon mirë në marrëdhënie me nënën, nuk e njeh atë, nuk ka emocione kur e ka atë afër. Flenë gjatë dhe duhet t’i zgjosh që të pinë qumësht.

Ka një sërë shenjash të cilat e bëjnë nënën të kuptojë që diçka tek fëmija e tyre nuk shkon. Fëmija nuk flet, nuk qesh dhe këto janë të zakonshme gjatë moshës 9 – 12 muajsh. Kuptohet që në këtë stad sëmundja ka avancuar dhe është shumë vonë për të bërë diçka.

Hormonet e tiroides nxisin palcën e kockave të prodhojë rruaza të kuqe dhe mungesa e tyre jep anemi. Hormonet e nxisin kockën të zhvillohet, të rritet dhe për pasojë, mungesa e tyre bën që fëmija të mos ketë rritjen e duhur trupore. Hormonet e tirodes nxisin muskulaturën të jetë aktive, nxisin funksionimin normal të zorrës dhe të zemrës. Me kalimin e moshës sëmundja rëndohet dhe bëhet më e dukshme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN