MENU
klinika

"Skemën mashtruese e zbuluam vetë"

Agjentja përvetësoi 3 milionë euro, reagon ADEX

03.06.2023 - 12:24

Kompania e shërbimit postar privat, ADEX reagon për lajmin e bërë publik më herët, ku një agjente e kësaj kompanie kishte përvetësuar përmes mashtrimit të ardhura deri në 3 milionë euro. Shtetësja Alma Beqiri, dorëzonte pakot dhe paratë nuk i arkëtonte, por i mbante vetë.

Kompania Albanian Delivery Express flet për “skemë kriminale” dhe thotë se kanë qenë vetë ata që e kanë zbuluar mashtrimin, duke ndjekur menjëherë rrugët ligjore me kallëzim në Prokurori dhe Policinë e Shtetit.  Ata kanë vënë në dispozicion çdo material dhe provë që i vlen hetimit.

“Nisur nga ngjarja e rëndë, Albanian Delivery Express shpk (ADEx) u ka kërkuar institucioneve ligjzbatuese të thellojnë hetimin e tyre në provimin e çdo bashkëpunëtori në krim si dhe në rikuperimin e çdo shumë të vjedhur kompanisë.

Albanian Delivery Express shpk (ADEx) siguron të gjithë klientët se shërbimi ynë nuk është cënuar në asnjë moment pavarësisht dëmit të konsiderueshëm që kreu grupi i strukturuar kriminal që përvetësoi shuma të konsiderueshme parash në harkun kohor të dy viteve”, thuhet në reagim.

Reagim i Albanian Delivery Express shpk – ADEx

Albanian Delivery Express shpk përshendet dhe inkurajon institucionet ligjzbatuese shqiptare në hetimin e ngjarjes së rëndë të mashtrimit të një ish punonjëse në bashkëpunim me persona të tjerë.

Kompania Albanian Delivery Express shpk është aktualisht operatori postar jopublik më i madh në vend, lider ne sherbim dhe inovacion, i certifikuar nga institucionet shqiptare dhe ndërkombëtare në partneritet me disa prej liderëve botërore në këtë fushë.

Skema kriminale e mashtrimit u zbulua prej vetë kompanisë e cila në mënyrë të menjëhershme ka kryer kallëzimet pranë Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit dhe ka vendosur në dispozicion të tyre çdo material dhe provë.

Nisur nga ngjarja e rëndë, Albanian Delivery Express shpk (ADEx) u ka kërkuar institucioneve ligjzbatuese të thellojnë hetimin e tyre në provimin e çdo bashkëpunëtori në krim si dhe në rikuperimin e çdo shumë të vjedhur kompanisë.

Albanian Delivery Express shpk (ADEx) siguron të gjithë klientët se shërbimi ynë nuk është cënuar në asnjë moment pavarësisht dëmit të konsiderueshëm që kreu grupi i strukturuar kriminal që përvetësoi shuma të konsiderueshme parash në harkun kohor të dy viteve.

Albanian Delivery Express shpk (ADEx) ka siguruar edhe partnerët kombëtare dhe ndërkombëtare të biznesit se shërbimi i ADEX mbetet lider në vend të konfirmuar edhe përmes certifikimeve nga institucionet nderkombetare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN