26.06.2023 - 11:51
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohen për spiunazh.
Media greke raportojnë se në pranga ka rënë një 63-vjeçar dhe një 67-vjeçar të dy me origjinë shqiptare. Personat në fjalë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme teksa kishin hyrë në zonë ushtarake në Stacionin Detar të Salamis.
Dy personat janë pikasur nga ushtarët të cilët i kanë dorëzuar në polici. Të arrestuarit që ishin në gjendje të dehur akuzohen për spiunazh.
Policia po heton ngjarjen dhe nëse shqiptarët ndodheshin për ndonjë mision pranë zonës ushtarake, apo alkooli i kishte “çuar atje”.