MENU
klinika

“Luftë e ftohtë” në PD-në e vulës

Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit Kombëtar për 29 korrikun, shumica e Kryesisë kundër

10.06.2023 - 16:37

Zbardhja e vendimit të kryesisë së PD zyrtare, ka bërë që anëtarët të cilët janë pro zgjedhjeve të 29 korrikut, të kërkojnë përgatitjet për procesin. BalkanWeb shkruan sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi mendon ndryshe. Ai kërkon zbatimin e Statutit të partisë, që është mbledhja e Këshillit Kombëtar, si organi i cili duhet te miratoje vendimin e Kryesisë.

Pasi Kryesia ka marre vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar, ka qenë Këshilli Kombëtar ai i cili ka miratuar vendimet e marra. Shumica e Kryesisë që votuan pro 29 korrikut, nuk kërkojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, por kërkojnë që organizimin e zgjedhjeve ta kryejë vetë ky forum. Burime të besueshme pranë PD-së zyrtare, tregojnë se Gazment Bardhi kërkon zbatimin e Statutit, duke thirrur për miratimin e vendimeve të Kryesisë, Këshillin Kombëtar.

Por çfarë thotë statuti i Partisë Demokratike Zyrtare?

Sipas statutit thuhet se vendimet e rëndësishme të partisë duhet të miratohen nga Këshilli Kombëtar. E po ashtu është Këshilli Kombëtar ai i cili miraton Komisionin Zgjedhor që do të merret me menaxhimin e zgjedhjeve në parti. Neni 53 i Statutit thotë se anëtare të këtij komisioni propozohen nga Kryetari i PDSH-së, emërohen nga Kryesia dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar.