MENU
klinika

“Fakti që merren me detaje do të thotë që u ka hyrë frika”

Basha: Nuk mund të mundim të keqen me mjetet e saj. Boll me kultin e individit

07.06.2023 - 17:48

Ish kryetari i Partisë Demokratike, njëherazi deputeti Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në qytetin e Elbasanit.

Basha u shpreh se pala tjetër ka filluar të merret në detajet sa i takon atyre dhe kjo sipas tij do të thotë që u ka hyrë frika.

“Kjo është diçka që është në dorën tuaj, është në dorën tonë. Fakti që merren me detaje tregon që u ka hyrë frika. Jam i vendosur ta filloj këtë përditë në çdo qytet të Shqipërisë. Unë jam në dispozicionin tuaj por edhe ju duhet të jeni në dispozicion të kësaj kauze për veten tuaj. Të bëjmë të mundur që momentin tjetër kur të shkojmë për të votuar të mos keni si vegël të vetme bojkotin por të keni mundësi që me votën tuaj të bëni ndryshimin”, deklaroi ai.

Basha tha se nuk mundet e keqja me mjetet e të keqes. Ai u shpreh se dy persona kanë 33 vjet që nuk shqiten nga pushteti duke e marrë njëherë njëri dhe njëherë tjetri.

“Thelbi i asaj që propozoj është të çlirojmë politikën dhe ekonominë. Të krijojmë hapësirën dhe mundësinë për konkurrencën. Ku ka mundësi për konkurrencë gjërat ecin përpara. I duhet ofruar një perspektivë reale rinisë. Duhet që qeveria të jetë një qeveri që mendon për qytetarët. Kanë 33 vjet që nuk shqiten njëherë njëri dhe njëherë tjetri.

Kjo duhet të marrë fund dhe po të angazhohemi të gjithë kjo do të marrë fund. Detyra jonë kryesore është që të japim hapësirën për t’i dhënë fund kësaj vendimmarrje një orë e më parë. Nuk mund ta mundim të keqen me mjetet e të keqes. Ne duhet të kemi një mundësi ndryshe për të mundur të vjetrën. Një nga këto mendësi ndryshe është të mos presim nga individ. Boll me kultin e individit. Prandaj propozoj listat e hapura’, tha Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk do arrini dot t’i mbyllni gojën Salianjit”!

‘Babalja’/ Pas pretencës së Prokurorisë, Basha reagon i revoltuar


“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

Ja çfarë shkruan revista amerikane!

Planet e dhëndrit të Trump për Deltën e Vjosës

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD