MENU
klinika

Injoron thirrjet e deputetëve

Berisha: Nuk bëj hap prapa! Bëj vetëm hapa para që të ftoj deputetët të ulen e të vendosin më të mirën për PD

09.06.2023 - 12:46

Pavarësisht thirrjeve të disa deputetëve, Sali Berisha është i bindur që të mos bëjë hap prapa.

“Në përjashtim të dy personave që kanë lidhje të tmerrshme krmi me Edi Ramën e të gjithë deputetët e tjerë janë gati të kenë cdo lloj debate, diskutimi, mirëkuptimi sepse ata në moment kritik e themelor, mbështetën kandidatët e primareve. Mbështetën statutin e PD dhe ky është investimi i tyre, nuk ndodh kjo për Berishën por këtu investuan në partinë që i përkasin,. Ndaj tyre është plotësisht e hapur.

Jo që nuk bëj një hap mbrapa, por bëj hapa para për t’i ftuar që të ulen, të diskutojnë e të vendosin për më të mirën për PD, opozitën dhe të ardhmen e vendit”, tha Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Opozita t’i mbajë të forta raportet me..."

Alibeaj thyen heshtjen pas dorëheqjes