MENU
klinika

Socialisti: Ia lë radhën, me kusht mos të qajë

Braçe “përplaset” me Dash Sulën në Foltore, luftojnë për diskutimin

05.06.2023 - 12:11

Një debat i nisur në Kuvendin e Shqipërisë është shuar shpejt. Teksa demokrati Gazment Bardhi kërkon fjalën për replikë, në Foltore u përplasën Dashnor Sula dhe Erion Braçe. Bardhi kërkoi sërish fjalën për replikë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, por zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj nuk ia dha me argumentin se nuk ka replikë, pasi ministrat përdorën kohën nga fjala e tyre. Por i kërkoi që replikën t’ja bënte një koleg, në këtë rast deputeti Sula. Po në të njëjtën kohë u ngrit edhe deputeti Erion Braçe u ngrit për të marrë fjalën.

PJESË NGA DEBATI:

Bardhi: Më jepni fjalën.

Felaj: Nuk iu takon. Po të kishit të drejtë do e merrnit fjalën.

*Çohet Braçe edhe Dash Sula, Foltorja rrethohet nga Garda.

Felaj: Braçe e keni mirëkuptimin…

Braçe: Patjetër me një kusht që të mos qajë.