MENU
klinika

Vendi drejt zgjedhjeve

Brnabiç paralajmëron: Jam gati të largohem!

05.06.2023 - 10:07

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se është e gatshme të japë dorëheqje. Brnabiç teksa fajësoi mediat për këtë, deklaroi se Vuçiç e ka revuzuar dorhëheqjen e saj. Por sipas saj nëse Vuçiç ndryshon mendje, ata janë të gatshëm për zgjedhje të reja.

“Duke marrë parasysh shkrimet e mediave, sa për të qenë të qartë, jam gati të jap dorëheqjen në çdo moment, pasi presidenti Vuçië e di këtë dhe për momentin refuzon. Ndoshta ai do të ndryshojë mendje. Ju dëshironi zgjedhje, nuk ka problem, ne jemi gjithmonë gatshëm për zgjedhje. Unë sigurisht i qëndroj besnik Serbisë dhe Vuçiç”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Valë kërcënimesh me e-mail, frikë dhe panik

A po ndodh luftë kibernetike në Serbi?