MENU
klinika

“Propozimi i Ramës, gjëja e duhur që ka ardhur nga Shqipëria”

Buzhala: Kurti, politikani më i rrezikshëm që ka udhëhequr ndonjëherë Kosovën

08.06.2023 - 18:04

Analisti dhe gazetari i njohur, Berat Buzhala ka reaguar lidhur me qasjen e Albin Kurtit në raport me partnerët ndërkombëtarë dhe propozimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për Asociacionin draft – propozimi i të cilit i është dorëzuar kancelarit Scholtz dhe presidentit Macron.

Përmes një statusi në llogarinë e tij të ‘twitter’ Buzhala shkruan se Albin Kurti është politikani më i rrezikshëm që ka udhëhequr ndonjëherë vendin tonë.

Buzhala vijon më tej kur thotë se propozimi i Edi Ramës për Asociacionin, të cilin e ka dërguar në Gjermani dhe Francë, është gjëja e duhur që ka ardhur nga Shqipëria.

Analisti e cilëson sjelljen e dyshes Osmani – Kurti si kërcënuese për pavarësinë e Kosovës. Ndaj, sipas tij, është urgjente të kapërcehet kjo situatë.

Statusi i plotë:
Albin Kurti është politikani më i rrezikshëm që ka udhëhequr ndonjëherë vendin tonë, edhe me 51 për qind të votave të popullit.

Propozimi i Edi Ramës për Asociacionin, të cilin e ka dërguar në Gjermani dhe Francë, është gjëja e duhur që ka ardhur nga Shqipëria.

Politika e errët e Kurtit dhe Osmanit po e rrezikon thelbësisht pavarësinë e Kosovës.

Prandaj, është urgjente të kapërcehet kjo situatë. Kjo çmenduri duhet ndalur. Me çdo kusht dhe me çdo çmim.