MENU
klinika

Klodiana Lala zbardh detaje të reja

Çfarë e shpëtoi ish-ministrin Tahiri nga qëndrimi në qeli

02.06.2023 - 13:23

Zbardhen detaje nga lirimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata e Elbasanit ka vendosur që Tahiri të vijojë dënimin e tij të mbetur në shtëpi.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se në Gjykatë janë dorëzuar dy ekspertiza mjeko-ligjore, në të cilat thuhet se gruaja e Tahirit vuan nga probleme shëndetësore, ndërsa ai duhet të kujdeset për fëmijët e mitur. Ndërkohë, situata për familjen e tij është rënduar sipas avokatëve të Tahirit është rënduar dhe nga vdekja e babait të ish-ministrit pak kohë më parë.

Lala përmendi si element që çoi në lirimin e Tahirit dhe të faktit për sjelljen e tij të mirë në burg.

Duke iu parashtruar këto kërkesa, edhe prokurori i çështjes ka qenë dakord me kërkesën, që Tahiri të vuante ditët e tjera të dënimit në shtëpi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kushtet që duhet të plotësojë Saimir Tahiri që të quhet i rehabilituar

Kush e vendosi lirimin e ish-ministrit? Klodiana Lala zbardh detajet