MENU
klinika

"Do të përballet me pasoja"

Deklaratat e Hill për Kurtin, eurodeputeti: Thjesht çmenduri

09.06.2023 - 10:49

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer ka reaguar lidhur me intervistën e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili theksoi se Perëndimi e kanë bërë të qartë se Kosova do të përballet me pasoja për shkak të zhvillimeve në veri të vendit, duke theksuar se problemet janë me kryeministrin Albin Kurti.

“Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, duke komentuar konfliktin e vështirë Serbi-Kosovë, e quan presidentin e Serbisë Vuçiç një ‘partner të mirë’ ndërsa pyet nëse SHBA ‘mund ta konsiderojnë ende’ kryeministrin e Kosovës Kurti ‘një partner’. Thjesht çmenduri!.”, shkruan Butikofer në Twitter.