MENU
klinika

Shkodër

Dëmtohet gjatë natës makina e anëtares së këshillit Bashkiak

05.06.2023 - 09:44

Përgjatë mbrëmjes së djeshme, persona të paidentifikuar kanë dëmtuar automjetin e anëtares së Këshillit Bashkiak Shkodër, Alida Haxhia.

Mësohet se makina e Haxhias e cila ishte parkuar poshtë pallatit ku dhe ajo jeton, është dëmtuar, ku disa persona i kanë thyer xhamat.

Alida Haxhia ka bërë denoncimin në polici dhe efektivët janë duke punuar lidhur me këtë ngjarjen dhe identifikikim dhe vendosjen para drejtësisë të autorëve.