MENU
klinika

Eva Longoria flet për miken e saj të vjetër

“Do të doja që njerëzit ta dinin si është në të vërtetë Victoria”

06.06.2023 - 10:36

Eva Longoria është një mike e vjetër e stilistes, Victoria Beckham, ku së fundmi ka treguar se si është ajo në jetën private.

Në një intervistë për revistën “The Times”, aktorja ka folur për miqësinë e tyre.

“Do të doja që njerëzit ta dinin se sa argëtuese, simpatike dhe e zgjuar është Victoria. Mendoj se ajo është normalisht një introverte, por nuk është e tillë me mua. Ne jemi të pandara”, është shprehur Longoria.

Dy zonjat e famshme u takuan nëpërmjet ish-bashkëshortit të Eva-s, basketbollistit francez, Tony Parker, i cili ishte mik i mirë me bashkëshortin e Victoria-s, David Beckham.

“Ajo është shumë e përkushtuar. Nuk ka asnjë moment që nuk mund t’i telefonoj nëse kam nevojë për ndonjë gjë. Ne shpesh flemë së bashku. Kryesisht ndodh në vilën e Victoria-s. Mund të flasim gjithë natën”, ka treguar më tej aktorja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çifti i tha 'PO' njëri-tjetrit!

Pamjet e para nga dasma e Brooklyn dhe Nicole


“Je njeriu më i rëndësishëm në jetën time"

Urimi i ëmbël i Dj PM për Sarah Berishën (Video)

Rikthehen përplasjet mes ish-banorëve të BBV

Olta Gixhari, “Maestro” e Fifi, ja sfida që i bën bashkë

Mungesë organizimi dhe interest të ulët për të marrë pjesë

‘Kënga Magjike’ merr vendimin e papritur!

Pas shkëputjes disa vjeçare

Eni Koçi i rikthehet muzikës