MENU
klinika

Doli nga burgu

Eurodeputetja e ‘Katargate’ rikthehet në rrjete sociale

03.06.2023 - 13:21

Eurodeputetja greke, Eva Kaili emri i së cilë su lakua në skandalin ‘Katargate’ është rikthyer në rrjete sociale, pas lirimit nga burgu dhe vendimit të drejtësisë belge për heqjen e byzylykut të arrestit shtëpiak. Ajo ka komentuar ngjarjet e Katargate dhe trajtimin e ish-zëvendëspresidentit të Parlamentit Europian nga autoritetet belge.

Postimi i parë lidhet me një raport të korrespondentit të Liberation, Jean Catremer, në të cilin ai ngre pikëpyetje për trajtimin e Eva Kailit në këtë rast. Madje, ai vetë, prillin e kaluar, kishte shkruar se politikanja greke kishte kryer 4 muaj paraburgim “pa paraqitur asnjë arsye bindëse”.