MENU
klinika

Modelja ruse pjesë e projektit muzikor të reperit

Don Xhoni konfirmon rikthimin me Ariana Lireyn!

06.06.2023 - 12:46

Don Xhoni duket se ka konfirmuar së fundmi rikthimin e tij pas ndarjes së bujshme me modelen ruse Ariana Lirey.

Reperi ka publikuar një pjesë nga projekti i tij më i ri muzikor, ku protgonistja kryesore është bukuroshja.

Zërat për një ribashkim të mundshëm kanë nisur disa ditë më parë kur ish e dashura e reperit publikoi foto nga Mali i Zi në të njëjtën kohe me artistin. Madje në rrjet qarkulloi dhe një foto e çifit ku tregonte reperin dhe modelen ruse duke u puthur teksa qëndronin në një makinë ‘cabriolet’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DON XHONI (@don_xhoni)

Kujtojmë se ndarjen e tyre e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë.

Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘story’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e kishte marrë ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyshja shfaqen duke kaluar momente romantike së bashku

Don Xhoni dhe Ariana Lirey rikthehen në krahët e njëri tjetrit?

Modelja ruse po zgjedh fustanin e bardhë

Do martohen? Don Xhoni habit me gjestin e fundit

Flasin specialistët: Fëmijët dhe adoleshentët janë kategoritë që…

COVID shkakton çrregullime në shëndetin mendor