MENU
klinika

"Ata që shajnë kanë frikë se mos humbasin armikun…"

Draft-propozimi për Asociacionin në komunat me shumicë serbe, Rama i përgjigjet kritikëve

09.06.2023 - 19:41

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikëve në lidhje me draft-propozimin e tij për Asociacionin në komunat me shumicë serbe në Veri të Kosovës.

Rama shprehet se ata që shajnë pa e lexuar atë që përmban ky propozim, kanë frikë mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta sipas tij ka mbaruar që në vitin 1999.


“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur”, deklaroi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN