MENU
klinika

E pabesueshme!

Një kamerë në formë pilule do të diagnostikojë problemet e tretjes…

10.06.2023 - 21:51

Kapsula miniaturë NaviCam mund të revolucionarizojë diagnozën e problemeve të traktit tretës. Endoskopët me kapsula të gëlltitura që lejojnë regjistrimin e videove kanë ekzistuar prej disa kohësh, por ato janë shumë të kufizuara dhe mjekët nuk mund t’i kontrollojnë, sepse mbështeten tërësisht në gravitetin dhe sistemin e tretjes për t’i lëvizur.

Megjithatë, shkencëtarët duket se e kanë kapërcyer këtë kufizim duke zhvilluar një kapsulë në formë pilule që lejon kontrollin në distancë. Kjo teknologji i lejon mjekët të “kalojnë” fjalë për fjalë një kapsulë miniaturë të quajtur NaviCam përmes sistemit të tretjes, për të vizualizuar dhe fotografuar zonat e mundshme problematike.

Kjo përfaqëson një alternativë të mundshme për endoskopinë tradicionale. Një magnet i jashtëm përdoret për të lëvizur kapsulën, si levë si ato që përdoren për të luajtur lojëra. Profesori Andrew Meltzer thotë se”

Endoskopia tradicionale është një procedurë invazive për pacientët, por edhe e kushtueshme për shkak të nevojës për anestezi dhe pushim nga puna. Kapsulat e kontrolluara magnetikisht mund të përdoren si një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të zbuluar problemet shëndetësore në traktin e sipërm gastrointestinal, si ulçera apo kanceri i stomakut.

Kjo teknologji është ende në fazën e testimit, por rezultatet e deritanishme janë pozitive. Meltzer dhe kolegët e tij në kompaninë e teknologjisë mjekësore AnX Robotica, kryen një studim që përfshinte 40 njerëz dhe zbuluan se mjekët mund të kontrollonin saktësisht kapsulën në të gjitha pjesët kryesore të stomakut me një shkallë suksesi vizualizimi prej 95%. Hulumtimet kanë treguar se përdorimi i kapsulës nuk përbën rrezik për shëndetin, megjithëse teknologjia nuk lejon një biopsi, sepse ajo shpërbëhet në trup. Shkencëtarët theksuan se programi i testimit është ende në fazat e hershme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN