MENU
klinika

E rëndë!

Durrës, turistja polake bie nga kati i 6-të i hotelit

09.06.2023 - 10:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Durrësit, ku një 55-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht.

Sipas njoftimit të unfiromave blu mësohet se shtetësja polake B.V, 55-vjeç, banuese në Poloni ka rënë aksidentalisht nga kati i 6 i hotelit ku ishte akomoduar për pushime.

Fatkeqësisht si pasojë gruaja ka humhur jetën, ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqiptarët i lënë mesazhin mbi makinë

Turistja serbe mahnitet nga mikpritja në Sarandë