MENU
klinika

“Do marrim vendime të rëndësishme”

Escobar i raporton Shtëpisë së Bardhë për situatën në Veri

09.06.2023 - 09:58

Ditën e sotme, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet që të raportojë në Shtëpinë e Bardhë për procesin e deskalimit të situatës në veri të Kosovës.

Sipas Escobar në bazë të raportit që do të dorëzojë në Shtëpinë e Bardhë do të merren disa vendime lidhur me çështjen Kosovë-Serbi. Ndër të tjera ai tha se situata në very të Kosovës duhet të shtensionohet menjëherë dhe ai nuk do që të presë deri në muajin korrik për zgjedhjet e reja.

Ai përsëriti se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është “kërkesë ligjore” për Qeverinë e Kosovës dhe se “nëse Kosova dëshiron të ecë përpara me integrimin e saj, ajo duhet ta formojë Asociacionin”.

“Pas kësaj vizite, ne do të pyetemi nga Shtëpia e Bardhë, të premten, për t’ua dhënë një përditësim mbi atë që po ndodh. Dhe unë duhet të raportoj nëse ka ndonjë progres apo jo. Miroslav Lajçak duhet të raportojë te Josep Borrell, rreth situatës. Nuk është një afat, por një hap tjetër për mua dhe në bazë të raportit tim do të marrim disa vendime dhe do të ecim përpara”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Osmani pas takimit me të dërguarit e SHBA dhe BE-së:

“Ndëshkimi i grupeve kriminale, rruga e vetme për stabilitet!”