MENU
klinika

Rama: Histori suksesi

Flotës së avionëve në aeroportin e Rinasit i shtohen 18 destinacione

08.06.2023 - 19:27

Flotës së avionëve që operon në aeroportin e Rinasit do i shtohen edhe 18 destinacione nga të cilat 9 do të jenë të reja.

Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama i cili tha se fluksi i udhëtarëve po vendos rekorde duke kapur shifra të paimagjinueshme.

Rama u shpreh se sipas të dhënave aeroporti i Rinasit është aeroporti i vetëm në Europë që ka tejkaluar 100% të rikuperimit pas pandemisë.

“Aeroporti i Tiranës është një histori e madhe suksesi. Pas vitesh të tëra në thundrën e një koncesioni, që ishte i tmerrshëm për kushtet në cilat e vinte shtetin dhe pasagjerët. Dhe për shkak të atij koncesioni ne ishim aeroporti më i shtrenjtë i Europës.

Ishim një vend ku biletat ishin të shtrenjta. Sot kjo situatë është përmbysur katërcipërisht. Aeroporti është ende një qenie në zhvillim dhe shumë shpejt do të lindë nevoja për të tjera nevoja dhe fasilitete. Aeroporti i Tiranës është sipas të dhënave të aviacionit europian aeroporti i vetëm në Europë që ka tejkaluar 100% të rikuperimit pas pandemisë. Vjet janë përpunuar 5.2 mln pasagjerë. Një shifër e paimagjinueshme deri pak vite më parë”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


300-400 euro në një drejtim

Çmenden çmimet e biletave nga Shqipëria