MENU
klinika

Analiza

Fundi i Wagner do të jetë edhe fundi i luftës në Ukrainë

27.06.2023 - 16:32

Nga Marsela Shytia

Jo vetëm kriza në Rusi, por edhe lufta në Ukrainë mund të zgjidhet në 30 ditët e ardhshme. Një raport interesant hedh dritë mbi ngjarjet në 48 orët e çmendura dhe dramatike midis Rostovit, Moskës dhe Minskut. Yevgeni Prigozhin, udhëheqësi i grupit Wagner, më 23 qershor, njoftoi një marshim kundër udhëheqjes ushtarake ruse. Ai pretendoi se ushtria e tij mori kontrollin e Rostov-on-Don dhe një pjesë të rajonit të Voronezhit, dhe pas tij mercenarët e Wagner filluan të niseshin drejt Moskës. Qëllimi duket se ishin dy armiqtë e Prigozhin, Ministri i Mbrojtjes Shoigu dhe Shefi i Shtabit Gerasimov. Si dhe ndoshta të kapitullonte edhe Vladimir Putinin. Megjithatë, sërishs situata komplikohet pas raportit që ka vënë në pikëpyetje “shënjestrën” e Wagner.

Wagner owner says war in Ukraine could drag on for years | AP News

Fundi i luftës

Qëllimi i vërtetë i Prigozhin do të ishte një tjetër: jo të rrëzonte presidentin, por thjesht “të dobësonte fuqinë e tij. Në vetvete ky pa dyshim do të ishte një skenar i frikshëm, sidomos pa dikë që të ishte në gjendje ta mbante vendin të bashkuar dhe të mbronte armët bërthamore. Pushteti i Putinit është në rrezik dhe ai është padyshim në një nga pozicionet më të cenueshme të presidencës së tij, që nga fitimi i zgjedhjeve të vitit 2000, por ai nuk do të heqë dorë lehtësisht nga kontrolli.Për të ruajtur ndikimin e tij, Putini do të shqyrtojë çdo mundësi për të rivendosur dominimin e tij mbi Rusinë, me pasoja të drejtpërdrejta për luftën në Ukrainë.Kryengritja jetëshkurtër mund të jetë edhe pikë kthese në luftën në Ukrainë, por se si do ta zhvendosë konfliktin është ende e pasigurt. Revolta mund t’i sigurojë Putinit një mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të shpëtuar fytyrën. Që në fillim të konfliktit, Putini e dinte se s’do ta përballonte dot të pësonte një humbje në Ukrainë. Nëse ai mund t’ia hedhë fajin për humbjen një ose disa personave, duke i bërë “kokë turku”, si Wagner ose grupe të tjera, kjo mund të sigurojë një “rrugëdalje” për të. Po ashtu, në raport, thuhet se Putin mund të fillojë negociatat e paqes me Volodymyr Zelensky-n dhe për t’i dhënë fund luftës në 30 ditët e ardhshme.

Marrëveshja me Prigozhin

Prandaj, petku i misterit ka rënë mbi të gjithë çështjen, duke filluar nga mbrëmja e së shtunës, kur Putin dhe Prigozhin nënshkruan paktin e tyre. Sigurisht, vazhdon raporti i “Dago”, i cili në analizat e tij indiskrete gjithnjë mbështetet në burime shumë të mirëinformuara dhe në anonimitet, Putin tani po kërkon ndërmjetësim me Prigozhin, nëpërmjet Alexander Lukashenko-s, presidentit bjellorus dhe njëherazi mik i Putinit. Dhe është e qartë “që ndërmjetësimi nuk arrihet duke biseduar në telefon. Dhe në fakt negociatat janë ende në zhvillim”. Marrëveshja me Bjellorusinë heq kontrollin e Prigozhinit mbi Wagnerin, por është e paqartë nëse ndonjë nga luftëtarët e tij do ta ndiqte atë në Bjellorusi, ose për shkak të besnikërisë ose për shkak të shqetësimit për t’u përfshirë në ushtrinë ruse. “Ky personel mund të nënshkruajë kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes në baza individuale, të çmobilizohet në Rusi, ose të udhëtojë në Bjellorusi në një farë kapaciteti,” tha Instituti për Studimin e Luftës në raportin e tij mbi rebelimin e dështuar. Me zhvendosjen në Bjellorusi, ka edhe shqetësime nëse luftëtarët e Wagner mund të kenë akses në armët bërthamore ruse në fushën e betejës. Dmitry Medvedev, nënkryetari i këshillit të sigurimit të Rusisë, ishte i shqetësuar se ata do të merrnin kontrollin e armëve ruse ndërsa kryengritja shpërtheu të shtunën.

Dora e oligarkëve

Prandaj ka një tjetër pyetje shumë të rëndësishme: në emër të kujt veproi Prigozhin? Në radhë të parë, mund të jenë oligarkët pas kësaj, sidomos ata që janë të bindur, si Putin, se pushtimi ukrainas do të zgjidhej në një javë. Në vend të kësaj tani, me shumicën e kapitalit të tyre jashtë shtetit të sekuestruar, barrën e sanksioneve dhe të ardhurave të përgjysmuara, ata janë sponsorët kryesorë të një armëpushimi. Nuk është rastësi që në mesin e elitave politike dhe ekonomike, ka pasur shumë pak eksponentë që kanë dalë publikisht për të mbrojtur Kremlinin gjatë grushtit të shtetit në vazhdim.