MENU
klinika

Tragjedia me 5 viktima

Fundi tragjik i nëndetëses, nxirren nga oqeani Atlantik pjesët e shkatërruara të Titan

28.06.2023 - 20:14

Vetëm pak ditë pas konfirmimit të tragjedisë me 5 viktima në oqeanin Atlantik, ku nëndetësja “Titan”, e nisur për të eksploruar në rrënojat e Titanikut shpërtheu prej presionit të ajrit, janë zbuluar edhe mbetjet e saj.

Pjesët e shkatërruara të nëndetëses janë fotografuar duke u nxjerrë sot në breg, pasi Titan shpërtheu në thellësi të ujërave të Atlantikut.

Një robot që zhytet në thellësinë e detit nga Horizon Arctic gjeti pjesët e copëzuara. Materialet e Titan u shkarkuan nga anija Horizon Arctic në St Johns, Newfoundland të Kanadasë.

Rreth dhjetë pjesë të saj u zbritën nga anija, duke përfshirë kabinën e nëndetëses dhe muret anësore të saj.

Titan u zhduk dhjetë ditë më parë afër fundit të oqeanit vetëm një orë e 45 minuta pasi u zhyt në Atlantikun e Veriut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë dihet deri më tani për nëndetësen e zhdukur!?

Në kërkim të rrënojave të Titanikut

E veçanta e kësaj arme me fuqi shkatërruese të tmerrshme!

“Poseidon 2M39”, nëndetësja bërthamore e Rusisë