MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Gjatë shtatzënisë mu shfaqën variçe në këmbë. Si kurohen?

03.06.2023 - 12:33

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, gjatë shtatzënisë m’u shfaqën në këmbën e djathtë variçe. Si kurohen?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Gjatë 9 muajve të shtatzënisë, trupi i gruas pëson ndryshime të mëdha, ndër këto është edhe gjaku i cili ndryshon volumin dhe përbërjen.  Vëllimi i gjakut në venat dhe arteriet rritet për të lejuar nënën të ushqejë foshnjën, veçanërisht në zonën e legenit dhe rrjedhimisht të këmbëve. Çdo grua shtatzënë duhet të përpiqet të parandalojë shfaqjen e variçeve. Rregulli i parë është të pijë shumë lëngje dhe të mbajë nën kontroll peshën. Një rritje prej më shumë se dymbëdhjetë kilogramë, për shembull, do të çonte në shkatërrim të enëve dhe në ngadalësimin e qarkullimit të gjakut. Një ndihmë mund tu vijë një çorape elastike, të cilat ngjeshin këmbën dhe nxisin qarkullimin e gjakut .  Së fundi mbani këmbët në ujë me kripë për të nxitur qarkullimin e gjakut. Për më tepër ju sugjeroj një vizitë më specifike për të pare gjendjen tuaj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN