Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, për 24 vjeçarin, Albi Muhollari, i cili mbyti me qese plastmasi nënën e tij në Përmet.
Muhollari ka dyshime se kreu krimin, duke mbytur nënën e tij Zeniat Muhollari me platstmas. 24-vjeçari mbaroi studimet në Amerikë dhe është ekselent, ndërkohë dyshohet se vuan nga probleme me depresionin.
24-vjecari pak ditë më parë, ka kyçur gojën para Policisë. Ai ka qenë prej dy ditësh në gjendje të rënduar psikologjike dhe se nuk ka mundur të shpjegojë asgjë në lidhje me shkaqet që e çuan në atë akt makabër.
Sipas informacioneve, ai ka studiuar për inxhinieri kompjuterike në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të afërmit e njihnin si person të qetë, pa precedent të mëparshëm.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes mendore, pas i riu mendohet se vuante nga depresioni. Albi Muhollari ka qenë në krizë të thellë në momentin e arrestimit dhe rrugës për në polici ka kërkuar të pinte vetëm ujë.