MENU
klinika

"Më kanë marrë 2 mijë euro dhe bizhuteri"

Hajdutët bastisin shtëpinë e gjyqtares në Durrës

09.06.2023 - 10:45

Grabitet banesa e gjyqtares së Durresit, Shpëtime Pitaku. Në denoncimin e bërë nga Policia e Shtetit, gjyqtarja pretendon se grabitësit i kanë marrë 2 mijë euro dhe disa bizhuteri, vlera e të cilëve nuk është bërë me dije. Ndërkohë që deri më tani, po ashtu, as Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë detaj zyrtar lidhur me ngjarjen, pasi nuk dihet se kur ka ndodhur.

Por kush është gjyqtarja që u grabit?

Gjyqtarja e Durrësit Shpëtime Pitaku është kallëzuar penalisht në vitin 2015 nga ILDKPKI për pastrim parash dhe fshehje e një pasurie me vlerë 1 milionë dollarëve amerikanë. Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ndëshkimin e saj, por në fund të hetimeve nuk iu gjet asnjë shkelje. Nga vetëdeklarimet që ajo ka bërë pranë institucioneve përkatëse, listohej si një ndër gjyqtaret më të pasura në vend. Në deklaratën e saj të pasurisë, vetëm për vitin 2015 që ka dorëzuar pranë ILDKP, gjyqtarja thotë se ka 5 lokale; nga qeratë e të cilave raporton se ka marrë 9 600 euro, 360 000 lekë, 1 200 euro, 1 200 euro dhe 1 800 euro. Po ashtu, deklaronte edhe një sipërfaqe trualli 650 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 442 m2, në bashkëpronësi. Megjithatë, Pitaku pohon se ka marrë edhe një kredi në shumën 60 mijë euro, për blerjen e një shtëpie me sipërfaqe 135 m2; e po ashtu për blerjen e një makine Audi A3.