MENU
klinika

Analiza

“Hiroshima 2” po vjen, Koreja e Veriut “ka shënjestruar” SHBA-në

08.06.2023 - 10:08

Diktatori Kim Jong-un kaloi një “siklet” të madh këtë javë, para syve të botës, kur një tentativë e lëshimit të satelitit spiun dështoi, duke rënë në det.

Megjithatë, lëshimi i dështuar i satelitit spiun i Koresë së Veriut është në fakt vetëm një shpërqendrim nga një kërcënim shumë më i madh.

Brandon Weichert, analist gjeopolitik dhe autor i librit “Hapësira fituese: Si Amerika mbetet një superfuqi”, tha se Koreja e Veriut synon testimin dhe përsosjen e teknologjisë së raketave balistike, e cila do të përdoret për të dërguar potencialisht ngarkesa shkatërruese në objektiva të largëta, si për shembull në Shtetet e Bashkuara.

Komentet e Weichert vijnë pasi Pheniani pretendoi se testoi me sukses një raketë balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurtë (ICBM) për herë të parë në prill të këtij viti. Kim paralajmëroi se arma vdekjeprurëse do t’i bënte armiqtë e Koresë së Veriut “të vuajnë nga një frikë e pafundme”.

US warns of 'forceful' response if N Korea tests nuclear weapon | Weapons News | Al Jazeera

Megjithatë, Weichert pretendon sekoreano-veriorët i kanë përsosur aftësitë e tyre të armëve bërthamore, saqë ka të ngjarë të kenë teknologjinë Electromagnetic Pulse (EMP).

Dr William R. Forstchen, një anëtar i fakultetit në Kolegjin Montreat, tha se një sulm EMP “krijohet duke shpërthyer një armë bërthamore të lëshuar me raketë mbi atmosferën e Tokës rreth 200 milje lart”.

Ai shtoi: “Kur bomba shpërthen, rreth katër herë më e madhe se një bombë e Hiroshimës, ajo krijon një shkarkesë elektrostatike të quajtur Efekti Compton, i cili kaskadon deri në sipërfaqen e Tokës dhe shkatërron rrjetin elektrik”.

Weichert dyshon se Koreja e Veriut mund të kërcënojë edhe SHBA-në me këtë lloj sulmi në të ardhmen dhe pasojat do të ishin pa dyshim katastrofike.