MENU
klinika

Kajoshi 'shkatërron' lituanezin!

Hysa 9 fitore në 9 ndeshje në boksin profesionist

05.06.2023 - 14:04

Dy boksierët shqiptarë Nelson Hysa për peshat e rënda dhe Arjon Kajoshi për peshat e mesme kanë marrë sukseset e rradhës në boksin profesionist. Hysa, në përballjen e zhvilluar në pallatin e sportit të Shkodrës ku pati edhe një numër të konsiderueshëm tifozësh, fitoi në raundin e tretë pas një sërë goditjesh ndaj kundërshtarit. Ëillbeforce Shihepo u dorëzua në raundin e tretë.

“Ndeshje shumë e bukur dhe siç e kam thënë edhe më herët të bësh ndeshje në Shkodër është shumë emocionuese. Pati njerëz që na mbështetën dhe për ne është diçka e madhe. Pati shumë moshë të re dhe shpresoj që të bëhem ugur i mirë që ata të qëndrojnë sa më gjatë në sport,”-u shpreh Nelson Hysa, boksier.

Më e thjeshtë akoma ishte për Arjon Kajoshin, i cili e rrëzoi me nokaut që në raundin e parë lituanezin Andrejs Volincuks.

“Kisha dëshirë me e zgjat pak më shumë për shkak të sportdashsve që ishin, por shkoi kështu dhe s’kam çfarë bëj. Shpresoj që edhe ndeshjen tjetër që kemi në Angli ta mbyllim para kohe dhe të arrijmë të fitojmë,”-tha Arjon Kajoshi, boksier.

Për trajnerin e dy boksierëve shkodranë dhe atë të ekipit kombëtar, Zef Gjonin, ka ardhur koha që sportistët kuqezinj të provojnë nivele shumë të larta.

“Unë tani edhe për Nelsonin, edhe për Kajoshin, por edhe për ndonjë tjetër do kërkoj ndeshje të nivelit shumë të lartë,”-deklaroi Zef Gjoni, trajner boksi.

Për Nelson Hysën kjo ishte fitorja e nëntë në boksin profesionist në po kaq ndeshje, ndërsa për Arjon Kajoshin e shtata nga shtatë ndeshje.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin