MENU
klinika

"Po hamë bukë si në hotel, na e sjell policia"

I mbyllur në komunë prej të hënës, reagon Lulzim Hetemi

01.06.2023 - 13:20

Protestat në veri të Kosovës vazhdojnë dhe ditën e sotme, edhe pse në forma të ndryshme.

Teksa në disa zona portestuesit kanë nisur vallet dhe këngët për të festuar 1 qershorin, në Leposaviç, serbët kanë marrë dhe një dhi në grupin e tyre.

Dhinë e kanë lidhur te pjesa ku janë vendosur telat me gjemba, pak metra nga vendi ku po qëndrojnë pjesëtarët e KFOR’it, ndërsa në trupi ne saj kanë shkruar mebojë të kuqe mbiemrin e kryetarit të ri të komunës, Lulzim Hetemi.

Përveç bojës, dhisë i kanë vendosur dhen jë vello nuseje dhe disa trëndafila të kuq.

Lulzim Hetemi ka që prej ditës së hënë që nuk del nga godina e komunës, ku ai hyri me ndihmën e forcave të KFOR-it pasi godina ishte e bllokuar nga serbët.

Hetemi ka folur për mediat duke thënë se e ka të paqartë edhe sa do të qëndrojë brenda zyrës.

Hetemi ka më shumë se 60 orë që është brenda zyrës, ndërkohë jashtë janë zhvilluar protesta të dhunshme.

Ai thotë se ndihet mirë me shëndet dhe nuk e ka problem të qëndrojë brenda e mund të dalë kur të dëshirojë.
Për çështjen e ushqimit, Hetemi thotë se ua sjell policia kur ndërron turnet, e ndërsa për higjenën kryetari shprehet se ka banjo në objekt.

Hetemi shtoi se brenda me të janë edhe efektivë të Policisë së Kosovës.

“Kurrë më mirë s’kam qenë. Mirë jam, edhe me shëndet jam mirë. Unë sonte muj me dalë, nesër muj me dalë, nuk e kam problem. Ta shohim situatën se si po zhvillohet jashtë e në Prishtinë e pastaj veprojmë
Po hamë bukë si në hotel. Policia na e sjellë, kur ndërrohen na e bjen ushqimin. Edhe me u la mirë, edhe banjo ka, të gjitha janë. Unë jam në vendin tim”, u shpreh Lulzim Hetemi për Albanian Post.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mund të përsëritet skenari i Ukrainës

Qeveria serbe në panik, plane për grusht shteti?

“Prishtina është mësuar të jetë e preferuara e Perëndimit..."

Daçiç del me deklaratën e fortë për SHBA-të

"Vuçiç mos mbështesë bandat kriminale"

Osmani: Serbia nuk pranon Kosovën si shtet sovran, por ne…