MENU
klinika

Na ndodh të gjithëve!

Ja pse bie bateria e iPhone pas çdo përditësimi

03.06.2023 - 13:01

Pothuajse çdo herë që Apple publikon një version të përditësuar të iOS, përdoruesit ankohen menjëherë për jetëgjatësinë e baterisë së pajisjes së tyre që papritur duket se është dukshëm më e keqe.

Pikërisht e njëjta gjë ndodhi pas iOS 16.5 përditësimi i fundit që mbërriti në iPhone rreth njëzet e katër orë më parë. Shumë përdorues janë ankuar pët jetëgjatësinë e telefonave në në mediat sociale të Apple.

Pra, çfarë ndodh me baterinë në iPhone pas iOS 16.5?

Në një deklaratë të rrallë, Apple tha se kjo ndodhi pas iOS 15.4 vitin e kaluar. Në atë kohë, kompania kishte konfirmuar se me të vërtetë bateria zbrazet më shpejt pas përditësimeve, por ka një arsye.

Jo, Apple nuk po e nënvlerëson qëllimisht atë (më), siç u zbulua se ka bërë me skandalin masiv “Batterygate” që përfundoi në gjykatë.

Përkundrazi, siç kishte sqaruar kompania, fenomeni është për shkak të funksioneve të ndryshme të sfondit të kryera nga sistemi operativ pas çdo përditësimi.

Në mënyrë të veçantë, disa procese të veçanta ekzekutohen një herë nga optimizimi i skedarëve të ruajtur deri te ekzekutimi i algoritmeve të reja të mësimit të makinerive në bibliotekën tuaj të fotografive për ta mbajtur pajisjen të shpejtë dhe efikase.

Të gjitha këto e konsumojnë baterinë menjëherë pas përdirësimit.

Përveç kësaj, menaxhimi i baterisë nuk është një detyrë e thjeshtë për telefonat inteligjentë dhe bëhet me algoritme komplekse që kërkojnë disa cikle karikimi dhe shkarkimi për të gjetur sërish ritmin e tyre, pas fillimit të ri që imponon përditësimi.

Gjigandi i teknologjisë pretendon se shkarkimi më i shpejtë i baterisë pas përditësimeve zakonisht zgjidhet brenda një dritareje 48-orëshe.

Pra, le të kthehemi te iOS 16.5. A ka një problem pajisja juaj pas përditësimit?

Nëse sapo keni përditësuar iPhone dhe vini re se bateria nuk zgjat aq gjatë, mos u frikësoni. Vazhdoni ta përdorni atë si zakonisht për disa ditë. Më pas, nëse pas të paktën 48 orësh bateria juaj vazhdon të mbarojë më shpejt, mund të jetë një moment i mirë për të kontaktuar mbështetjen e Apple, pasi mund të ketë vërtet një problem

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Përditësoni urgjentisht iPhone-t!"

Apple ka një kërkesë për përdoruesit