Bën palestër dhe nuk ke asnjë ndryshim në peshë? Mbase e ka fajin ora. Koha kur shkon në palestër duket se ndikon ndjeshëm në qëllimin që i ke vënë vetes.
Shkencëtarët po zbulojnë gjithnjë e më shumë se ritmi cirkadian pra ora e brendshme e trupit tone, brenda secilit prej indeve tona luan një rol të rëndësishëm në mënyrën se si performojnë në kohë të ndryshme të ditës.
Për shembull, hulumtimet sugjerojnë se atletët kanë tendencë të performojnë më mirë në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje.
Kur shkencëtarët holandezë të sportit ekzaminuan performancat e notarëve në Lojërat Olimpike të Athinës, Pekinit, Londrës dhe Rios, zbuluan se ata arritën kohën e tyre më të shpejtë rreth orës 17:00. Më e mira është se këto parime janë të vërteta për të gjithë ne.
Shumë nga fiziologjia jonë – nga temperatura e trupit tek rrahjet e zemrës dhe gjenet që kontrollojnë metabolizmin e yndyrës – funksionojnë në një cikël 24-orësh.
Shkencëtarët kanë filluar të mësojnë se si të gjitha indet dhe organet kanë oraret e tyre unike në përputhje me luhatjet e hormoneve të ndryshme.
Përderisa muskujt tanë janë më të fuqishëm dhe fleksibël më vonë gjatë ditës, hulumtimet e reja tregojnë se ne mund të djegim dhjamin në mënyrë më efikase kur ushtrohemi në mëngjes.
Edhe mund të mos jeni në gjendjen tuaj më të mirë dhe energjike në mëngjes, atëherë është periudha më e mirë për të humbur peshë.
Në një studim të fundit, të botuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences, profesor Zierath dhe kolegët e hetuan këtë për herë të parë duke përdorur minj.
Ata zbuluan se kur minjtë u ushtruan në një rutine në tre orët e para pas zgjimit, yndyra e trupit të tyre tregoi nivele shumë më të larta të enzimave të përdorura për metabolizimin e yndyrës.
Kur ata bënë të njëjtën sasi ushtrimesh shumë më vonë gjatë ditës, kishte nivele shumë më të ulëta të këtyre enzimave.
Shkencëtarët e kanë shpjeguar këtë fenomen me modelin natyral të hormoneve të quajtura glukokortikoidet, të cilat kontrollojnë se si trupi ruan dhe grumbullon yndyrën.
Megjithatë, nëse ushtrohemi në mbrëmje, kjo shkakton një rritje të glukokortikoideve, duke nxitur trupin të prodhojë qeliza të reja yndyrore për të zëvendësuar disa nga ato që sapo keni djegur, duke minimizuar përfitimet për belin tuaj.
Kjo mund të ndihmojë për të shpjeguar pse punëtorët me turne janë më të prirur ndaj shtimit të peshës: puna gjatë natës duke qenë të stresuar dhe aktivë shkakton rritje të mëdha të glukokortikoideve në momentet kur trupi normalisht do të ishte në gjumë, duke çuar në krijimin e më shumë qelizave yndyrore.
Kështu që një stërvitje në mëngjes, pa marrë parasysh gjatësinë ose llojin e stërvitjes, do të sjellë përfitime më të mëdha për humbjen e peshës.
Megjithatë, stërvitja pas drekës mund të ketë përfitime të ndryshme. Profesor Zieath thotë se sheqeri në gjak do të jetë më i qëndrueshëm nëse ushtroheni pasdite – që do të thotë se është koha më e mirë për njerëzit që ose kanë diabet të tipit 2 ose janë në rrezik për ta zhvilluar atë.
Profesor Zierath thotë: “Ne kemi studiuar njerëzit me diabet të tipit 2 dhe kemi zbuluar se kur ata bënin stërvitje pasdite, përmirësuan nivelin e sheqerit në gjak krahasuar me stërvitjen në mëngjes ose në mbrëmje.
Një tjetër studim me më shumë se 92,000 njerëz, të botuar në revistën Nature Communications në shkurt zbuloi se ata që ushtroheshin midis orës 11:00 dhe 17:00 kishin më pak gjasa të vdisnin nga sëmundjet e zemrës, krahasuar me ata që ushtroheshin më herët gjatë ditës ose më vonë.
Por mos harroni se ndërsa stërvitja në mëngjes ose gjatë ditës mund të ketë rezultatet më optimale, stërvitja në çdo kohë është më e mirë se të mos bëri fare ushtrime.