MENU
klinika

Çifti i moshuar në Sarandë denoncon

“Jemi bërë si Rusia me Ukrainën, s’dimë ku të ankohemi”

10.06.2023 - 11:29

Prej vitit 2019 bashkëshortët e moshuar Foto dhe Almira Çollaku nga Senica e Sarandës përballen me dhunë fizike dhe presione të vazhdueshme nga persona që duan t’iu grabisin pronën. Bashkëshortët kërkojnë prej vitesh rikthimin e pronës se tyre të trashëguar nder breza. “Nuk e di ku të ankohem me u bëra me keq se Rusia me Ukrainën dhe Serbia me Kosovën në pronat e trashëguara të prindërve të mi..jo në pronat e të huajve”, tha Foto Çollaku.

Pas shumë proceseve gjyqësore ata vazhdojnë të mbeten pronarë pa pronë, ndërsa zaptuesit iu kanë marrë tokat rreth banesës së varfër ku jetojnë, të cilën thonë se e disponojnë me dokumente të rregullta.

Vetëm tre ditë më parë të moshuarit u dhunuan fizikisht nga pala tjetër që pretendon pronësinë dhe iu kërkon atyre të rreshtin se kërkuari pronat. Presionet me të cilat bashkëshortët po hasen janë të shumta, por edhe pasojat jo të pakta Së fundi atyre iu shkatërruan edhe një punishte të përpunimit të qumështit dhe policia lokale nuk duket askund për t’i ndihmuar dhe mbrojtur.

Të pafuqishëm përballë padrejtësive që iu bëhen për t’iu rrëmbyer pronën. Foto Çollaku thotë se lidhjet e palës tjetër me qeveritarë e prokurorë i kanë favorizuar në zaptimin e pronës që nisi me punishten dhe vijoi me tokat rreth kasolles, pemëtarinë dhe stallat e familjes. Drejtësi është Apeli që të moshuarit përsërisin me ngulm.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë