MENU
klinika

10 futbollistë bëhen gati që të largohen

Juventusi përgatitet për eksod

09.06.2023 - 12:17

Juventusi do të ketë shumë lëvizje në merkat6on e verës dhe pasi është zyrtarizuar tashmë largimi i Paredes, pritet që të ketë edhe shumë lëvizje të tilla. Argjentinasi është rikthyer te PSG, pasi bardhezinjtë nuk e kanë blerë kartonin e tij.

Ndërkohë, Di Maria është një tjetër futbollist që i ka dhënë lamtumirën bardhezinjve por nuk do të jetë i vetmi. “Gazzetta dello Sport” raporton se nga Juventusi pritet që të ketë 10 lëvizje në këtë merkato vere dhe largimet pritet të bëhen para se të nisë merkatoja hyrëse.

Vlahoviç është drejt largimit, pasi bardhezinjtë po shqyrtojnë ofertat ndërkohë që së fundmi kanë dalë në skenë për t’u larguar edhe emra si Rabio, Kuadrado, Milik, Iling, Shezni, Kieza, Bianko.