MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam nishane të kuqe në trup. A janë të rrezikshëm?

05.06.2023 - 11:22

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kam nishane të kuqe në trup. A janë të rrezikshëm?

Përgjigjja nga dermatologia: Port wine stains (PWS) apo të njohura ndryshe edhe si njolla të kuqe në lëkurë, janë nishane vaskulare që shfaqen qysh në lindje. Këto nishane vaskulare krijohen për shkak të zhvillimit jo normal të enëve të gjakut në shtresën e mesme të lëkurës. Në 3 – 5 nga çdo 1.000 të porsalindur kanë prezencë të PWS, të cilat fillimisht paraqiten si pllaka të sheshta, të shtrira në lëkurë,me ngjyrë rozë ose të kuqe por që gradualisht me moshën avancojnë në lezione hipertrofike, më të trasha, të ngritura mbi lëkure dhe që shfaqen me ngjyrë më të errët. Në ndryshim nga hemangiomat, që janë tumore beninje të lëkurës apo indeve poshtë saj, të cilat zbehen dhe zvogëlohen në mënyrë spontane me kalimin e kohës, PWS-s zmadhohen dhe errësohen, duke marre pamjen e ‘kalldrëmit’, duke vështirësuar në këtë mënyrë edhe trajtimin e tyre.

Ekzistojnë 2 metoda për trajtimin e këtyre njollave, përkatësisht ajo e trajtimit me lazer dhe kamuflazhi kozmetik ose e thënë ndryshe mbulimi i tyre me një lloj make-up-i të veçantë, pra i papërshkueshëm nga uji. Metoda më e mirë e trajtimit të këtyre njollave të lindura është trajtimi me lazer PDL (Pulsed Dye Laser). Ky lazer emeton dritë të verdhë me gjatësi vale 595 nm, e cila përthithet specifikisht nga hemoglobina e oksigjenuar, e pranishme në enët e kuqe të gjakut, duke shkaktuar koagulimin apo mbylljen e këtyre të fundit, pa dëmtuar lëkurën përreth. Në 70% të të trajtuarve me Lazer PDL rezultatet e arritura janë optimale që do të thotë, zbehje maksimale e njollës dhe parandalim të komplikacioneve të mëtejshme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.