09.06.2023 - 08:17
Reperi Majk dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj kanë bashkëpunuar edhe më herët, në një projekt së bashku me Ghetto Geasy, të titulluar “Mëkati jem”.
Mirëpo, dyshja na bëri surprizën e radhës duke na njoftuar se kësaj here do të bashkëpunojnë vetëm për vetëm me njëri-tjetrin.
Ata duken entuziastë për këtë bashkëpunim, për të cilin Xhensila shkruan se kanë dhënë shpirtin.
Jeni kuriozë të dini si titullohet kënga? “T’i fala”. Datë s’kemi ende, ndaj presim të mësojmë më tepër në vazhdim.
“Ti Fala 🎬🎶
@majkaveli
Kemi dhen shpirtin ne kte projekt🥲
Mezi pres ta ndajm me ju!!! 🫡”- shkruan Xhensila.
Duket si baladë, por mbetet për t’u parë!
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kujt i shkon më shumë?
Elhaida dhe Xhensila shfaqen me të njëjtën veshje
Kësaj here jo në muzikë...