MENU
klinika

"Operatorë dhe komisionerë kanë votuar me disa karta!"

Koalicioni ‘BF’ nuk njeh rezultatet e zgjedhjeve në Kamëz, Berisha nxjerr emrat

02.06.2023 - 12:28

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka publikuar fakte nga ‘krimi zgjedhor’ në 14 maj, siç e konsideroi ai në bashkinë Kamëz.

Berisha tha se në procesin e votimit kanë marrë pjesë operatorë dhe komisionerë, ku theksoi se “kjo është një shkelje antikushtetuese dhe për këtë opozita ka siguruar 240 ndërhyrje manipulative”.

“Por sot në këtë konferencë, do paraqesim rezultatet e para të shqyrtimit të veprimtarisë elektorale në 6 qendra votimi në Kamëz kundrejt 133 qendrave që ka kjo bashki.
Kandidati ynë ka aplikuar dhe kërkon të marrë të gjitha videot e qendrave të votimit për të vërtetuar fenomenet antikushtetuese të votimit në Bashkinë e Kamzës.

Në këto gjashtë qendra, janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative në të cilat rasti i operatorit Haxhi Gusja, voton vetë me disa karta identiteti në qendrën e votimit 1577/1 në Valias. Rasti i komisioneres së PS, Ilva Marku, e cila ngrihet dhe voton për votuesit. Kjo është një militante e thekur, një kriminele elektorale në qendrën e votimit. Raste të tjera ku voton një person për 3 votues. Pra, kemi një seri videosh që do ua demonstrojmë, por ndërkohë edhe do ua nisim në emailet tuaja”, tha ai.