MENU
klinika

Hapat për ringritjen

Kolegji i Kryetarëve të PD: Kreu i ri të zgjidhet brenda 15 korrikut

06.06.2023 - 09:56

Kolegji i kryetarëve të PD-së propozoi dje që kreu i ri të zgjidhet brenda 15 Korrikut. Kryetarët e degëve të PD-së gjatë takimit të djeshëm kundërshtuan platformën që propozoi grupi parlamentar për riorganizimin e partisë. Sipas tyre, kjo kërkon kohë dhe kërkua që kryetari i ri të zgjidhet brenda 15 Korrikut.

“Për këto arsye, çdo ditë e humbur nuk i shërben as Partisë Demokratike, as demokratëve. Partia Demokratike duhet pa asnjë vonesë të zgjedhë kryetarin e saj dhe të nisë organizimin dhe përzgjedhjen, të ekipeve që do ta drejtojnë këtë parti drejt zgjedhjeve të ardhshme. Partia Demokratike nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më gjatë pa kryetar. PD-ja ka humbur kohë në pritje, ndërkohë që nuk ka asnjë reflektim nga pala tjetër, as pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit. Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik 2023”, thuhet në një deklaratë të kolegjit të kryetarëve.

Sipas tyre nëse vazhdohet të pritet, kjo i shërben projektit të kundërshtarëve politikë.
“Nuk duhet humbur më asnjë ditë kohë për organizimin e PD, zgjedhjen e drejtuesve dhe shndërrimit të Partisë Demokratike në forcën politike që kërkojnë sot shqiptarët”, thuhet në deklaratë. Kujtojmë që grupi parlamentar i PD-së propozoi disa hapa, sipas tyre për riorganizimin e parti. Kryetari i ri i PD zyrtare do te zgjidhet pas certifikimit te Anëtarësisë dhe mbajtjes se zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege. Ky ka qenë qëndrimi i grupit parlamentar në mbledhjen e cila zgjati më shumë se dy orë në ambientet e Parlamentit. Grupi parlamentar propozoi që të ngrihet një grup pune i cili do të ndjekë të gjithë procesin e riorganizimit të partisë. Ky grup pune, i cili do të ketë dhe drejtimin politik të PD zyrtare, do të nisë dhe fushatën në nivel qarku për nxitjen e bashkimit të PD. Në qëndrimin e PD zyrtare theksohet se nuk do të njihet asnjë strukturë tjetër që mund të dalë nga zgjedhjet e PD së drejtuar nga Sali Berisha. Në përfundim të mbledhjes, Bardhi tha se kjo platformë ka si qëllim bashkimin e PD dhe forcimin e saj për t’u përballur me kundërshtarët politikë. “Është një platformë e thjeshtë që synon vetëm një gjë: të forcojë Partinë Demokratike të Shqipërisë. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë shumë afër dhe detyra jonë është të bëjmë një parti më të fortë e më moderne që u përgjigjet kërkesave të shqiptarëve”, tha Bardhi.

Ai shprehu gatishmërinë që për bashkimin e PD të takohet dhe me Sali Berishën. “Unë nuk kam asnjë kompleks, të ulem me cilindo. Kur kam pranuar të ulem me një tryezë me kundërshtarin tim natyral politik që është Edi Rama, nuk kam asnjë kompleks të ulem me cilindo brenda PD”, theksoi Gazmend Bardhi.

Nuk mohoi rikandidimin e mundshëm të Lulzim Bashës për kryetar të PD. “Sa i përket kandidimeve, rikthimeve, sa kohë nuk ka asnjë qëndrim lidhur me këtë çështje unë nuk mund të flas paradhënie”, deklaroi Bardhi. Sot në orën 17:00, PD-ja zyrtare mbledhë Kryesinë, e cila do të njihet me qëndrimin e grupit parlamentar dhe të vendos nëse tre hapat e propozuar për riorganizimin e partisë duhet të zbatohen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kolegji i kryetarëve kundër deputetëve

“Drejtuesi i PD të zgjidhet brenda datës…”


U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!