MENU
klinika

“Ka fshehur dënime në Kosovë e Serbi”

KQZ dërgon për verifikim në Prokurori kryebashkiakun e Hasit

09.06.2023 - 15:16

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dërguar për verifikim në Prokurorinë e Pëtrgjithshme, kryebashkiakun e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Has, Miftar Dauti.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike shpërndau mandatet ndërmjet subjekteve zgjedhore për Këshillat e Bashkive Lezhë, Tropojë, Kurbin, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023. Gjithashtu, Komisioneri vendosi kryerjen e verifikimit të thelluar të të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Miftar Dauti, Kryetar Bashkie, Bashkia Has, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, dhe dërgimin e të dhënave përkatëse Prokurorisë së Përgjithshme, për vlerësim të mëtejshëm,”-bëhet me dije nga KQZ.