MENU
klinika

"Të zgjedhim urgjentisht kryetarin e ri"

Krerët e degëve të PD kundërshtojnë direktivat e Bardhit

06.06.2023 - 12:38

Kolegji i kryetarëve të Partisë Demokratike, që përbëhet nga drejtuesit e strukturave në 61 bashki të vendit, janë mbledhur urgjentisht dhe kanë kundërshtuar qëndrim e Gaz Bardhit që të shtyjë zgjedhjen e kryetarit të PD-s-së.

Në një mbledhje të mbajtur deri më mëngjesin e ditës së sotme, kolegji i kryetarëve të PD-së ka lëshuar një deklaratë të posaçme ku bën thirrje për zgjedhjen sa më urgjent të kreut të ri të bashkisë.

Deklarata e Kolegjit të kryetarëve
Kolegji i Kryetarëve të Partisë Demokratike, i mbledhur më 5 Qershor 2023, pasi e dëgjoi dhe e diskutoi, miratoi me unanimitet deklaratën si më poshtë:

Partia Demokratike që prej marsit 2022 ka bërë përpjekje të vazhdueshme, por pa rezultat për bashkimin e demokratëve,

– dorëheqja e kryetarit më qëllim për ti hapur rrugë bashkimit, gjë që nuk ndodhi,
– kërkesa për organizimin e zgjedhjeve të përbashkëta të cilat u refuzuan,

– kërkesa për përzgjedhjen e kandidatëve në zgjedhjet e 14 majit që u refuzua dhe u vazhdua me procese të njëanshme,

– propozimin për daljen me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore të 14 majit duke pranuar kandidatët e primareve,

Të gjitha këto përpjekje u refuzuan!

Eshtë humbur një vit në pritje të bashkimit, por pa rezultat dhe kjo ka ndikuar në dëmtimin dhe dobësimin e Partisë Demokratike.

Drejtuesit e Partisë Demokratike nga seksionet, grupseksionet, kryetarët e degëve kanë punuar me vetmohim për të mos lejuar asimilimin Partisë Demokratike apo asgjesimin e saj.

Ne jemi të vendosur që Partia Demokratike të vazhdojë të jetë një parti aleate e SHBA, Britanise se Madhe dhe BE, të shndërrohet në një alternativë dhe shpresē për shqiptarët në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.

Për këto arsye, çdo ditë e humbur nuk i shërben as Partisë Demokratike, as demokratëve.

Partia Demokratike duhet pa asnjë vonesë të zgjedhë kryetarin e saj dhe të nisë organizimin dhe përzgjedhjen, të ekipeve që do ta drejtojnë këtë parti drejt zgjedhjeve të ardhshme.

Partia Demokratike nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më gjatë pa kryetar. PD ka humbur kohë në pritje, ndërkohë që nuk ka asnjë reflektim nga pala tjetër, as pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit.

Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik 2023.

Nëse vazhdojmë të rrimë në pritje, ateherë kjo i shërben vetem projektit të kundërshtarëve tanë politikë.

Nuk duhet humbur më asnjë ditë kohë për organizimin e PD, zgjedhjen e drejtuesve dhe shndërrimit të Partisë Demokratike në forcën politike që kërkojnë sot shqiptarët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN