MENU
klinika

"Është mendjevogëlsi"

‘Kriminelët shqiptarë’, Dua Lipa i përgjigjet sekretares britanike

04.06.2023 - 13:06

“Kriminelët shqiptarë”, Dua Lipa ka kritikuar mënyrën se si sekretarja britanike i përshkroi emigrantët.

Lipa, e lindur në Londër nga prindër shqiptarë, tha se mënyra se si qeveria ka diskutuar për shqiptarët e ka ‘prekur’ atë, ndërsa ajo bëri thirrje për ‘më shumë empati’.

Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, veçoi ‘kriminelët shqiptarë’ teksa pretendoi se kishte një ‘pushtim’ të Anglisë në një debat të Commons për kalimet me varka te Kanali për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një intervistë për “Sunday Times”, Lipa tha: “Sigurisht që dhemb. Të gjitha ato fjalë të hedhura rreth emigrantëve? Gjithmonë kam ndjerë se Londra ishte një bashkim kulturash. Është pjesë dalluese e qytetit”.

“Kështu që kur dëgjon qeverinë që flet për shqiptarët ashtu të dhemb. Është mendje-vogëlsi, por fatkeqësisht edhe mënyra se si mendojnë shumë njerëz”.

“Pavarësisht se si ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë, ‘Emigrantët po vijnë dhe po zënë punët’”, shtoi ajo.

“Megjithatë, emigrantët që kanë ardhur këtu kanë fituar paratë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë. Duhet të ketë më shumë ndjeshmëri, sepse njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre nëse nuk është nga nevoja, nga frika për familjen e tyre”.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?