MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Krizë në veshka, si mund t’i qetësoj?

02.06.2023 - 08:50

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Jam një grua 35-vjeçare dhe para disa muajsh mjekët më kanë thënë se kam një gur 2 cm në veshka. Doja të dija se çfarë duhet të përdor për të qetësuar dhimbjet në momentin që kam kriza?

Mjeku: Për qetësimin e krizave të veshkave fillimisht përdoren analgjezikët e lehtë dhe anisperistatikë me efekt jo të fortë. Më pas duhet të pini lëngje të ngrohta dhe ju rekomandohet bërja e banjave në vaskë me ujë të vakët. Gjatë kësaj kohe, duhet matur herë pas here tensionin, ecurinë e gjendjes së barkut, për të përjashtuar ndonjë patologji të ndonjë organi tjetër dhe në të njëjtën kohë kontrollohet edhe sasia e urinës.
Rekomandohen ushqime të lehta, supë me zarzavate, lëngje frutash, çaj mali dhe kamomili dhe duhet të lëvizni sa më shumë.
Ndërsa për sa i përket qetësuesve fillimisht mund të përdorni Voltaren ampulë ose supost, të kombinuar me Buskopan ampule, Papaverinë Im. Mbi të gjitha rekomandohet konsultë sa më e shpejtë me mjekun specialist.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Andera kaloi një goditje në tru 5 ditë pas lindjes

Diagnostikimi me presionit të lartë të gjakut vonë në shtatzëni