MENU
klinika

“Bandat e Beogradit eskaluan situatën”

Kurti: Nuk mund të mbyll sytë kur grupet kriminale na kërcënojnë

02.06.2023 - 11:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Kuvendi ka komentuar situatën në Veri, ku tha se shkak për tensionet janë bërë bandat e Beogradit.

Kurti tha se Kosova ka respektuar ligjin dhe ka vepruar në përputhje me Kushtetutën, ku citoi “Unë nuk mund ti mbyll sytë kur grupet kriminale kërcënojnë rendin e republikës”.

“Braktisje e institucioneve erdhi dhe me braktisjen e komunave, e dinë që nuk janë të tyre por të Republikës. Ata nuk i duan ndërtesat dhe duan që dhe ne mos ti duam. Unë kam pasur hallin se kur të hyjnë kryetarët çfarë do ndodhë, por ata i kanë braktisur ndërtesat. Prezenca e policisë ka qenë e justifikuar për të mbajtur rendin. Ne duam të punojmë, Kosova këtë aset e merr në kontroll pasi ishte braktisur. Një pjesë e bandave u kthyen të organizuar për ta eskaluar situatën, kemi pamje e video që situata e tensionuar ishte e planifikuar, autori ishte Beogradi.

Ngritja e shqetësimeve për eskalimin e situatës, bëri që Serbia të organizonte grupet kriminale. Kosova ka bërë detyrën e saj, kemi vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe nuk ka pasur asnjë lloj befasi, pasi procesi ka qenë më hallka. Pasuria e objekteve të Kosovës i takojnë Kosovës, shteti është sovran. Unë nuk mund ti mbyll sytë kur grupet kriminale kërcënojnë rendin e republikës. Shumë qytetarë serbë janë të detyruar ti shërbejnë për sulmet e këtyre grupeve, si pasojë e presioneve”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një tjetër qytet i bashkohet thirrjeve

Zgjerohet harta e protestave pro-serbe në Veri