MENU
klinika

"Nuk është mirë të bullizosh Kosovën"

Kurti për “Bloomberg”: Beogradi të bëjë hapin e parë!

10.06.2023 - 17:38

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dha një intervistë për agjencinë amerikane “Bloomberg“. Gjatë bisedës telefonike Kurti kundërshtoi thirrjet nga aleatët kryesorë në SHBA dhe Evropë për të hequr dorë nga një konfrontim me Serbinë që ka çuar në dhunën më të keqe në një dekadë, duke këmbëngulur që Beogradi të bëjë hapin e parë.

‘Serbia duhet të ndërpresë mbështetjen për milicinë që shkaktoi protesta në veri të Kosovës muajin e kaluar dhe përgjegjësit duhet të ndiqen penalisht përpara se qeveria të shqyrtojë lehtësimin e qëndrimit të saj. Ne nuk mund t’i nënshtrohemi si një republikë demokratike kësaj milicie të dhunshme. Duam që gjërat të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur, por ju e dini se kjo nuk varet vetëm nga ne,”-tha Kurti.

Gjatë intervistës kryeministri i Kosovës, e bëri të qartë se qeveria e tij nuk tërhiqet, pavarësisht presionit në rritje nga SHBA dhe Evropa.

“Nuk është mirë të bullizosh Kosovën. Sa herë që Shtetet e Bashkuara kërkojnë diçka nga ne, ne nuk pyesim pse, por vetëm kur dhe si,” -shtoi ai, duke e quajtur përjashtimin nga stërvitjet ushtarake si ‘të padrejtë’.