MENU
klinika

Rendi ka ndryshuar sërish

Kush është njeriu më i pasur në planet

02.06.2023 - 10:25

Lista ka ndryshuar dhe kemi një emër të ri si personin më të pasur në planet!

Bëhet fjalë për Elon Mus, i cili ka arritur të ngjitet sërish në krye të listës së njerëzve më të pasur në botë. Sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg, CEO i Tesla-s, ka një pasuri rreth 197 miliardë dollarë, duke kaluar atë të CEO-s së LMVH, Bernard Arnault, që është 187 miliardë dollarë, raporton ‘Marca‘.

Dy “qindramiliarderët”, një frazë e përdorur për të etiketuar personat me pasuri mbi 100 miliardë dollarë, kanë qenë në garë për vendin e parë prej disa muajsh.

Pasuria e Arnault pësoi një rënie këtë javë për shkak të uljes së vlerës së aksioneve të kompanisë së tij të mërkurën. Arnault kaloi në renditje Musk gjatë muajit dhjetor 2022 dhe pasuria e tij u shtua ndjeshëm për shkak të rritjes së vlerës së aksioneve, shtyrë nga rritja e shitjeve.

LVMH, një nga konglomeratet më të mëdha në botë, ka në pronësi marka si Louis Vuitton, Dior dhe Celine.

Ndërkohë, pasuria e Musk është rritur në mënyrë eksponenciale vitet e fundit, kryesisht nga shitjet e makinës elektrike që ai prodhon, Tesla. Aseti i tij më i madh aty janë aksionet, sipas Bloomberg zotëron 13% të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koncert për miqësinë Shqipëri-Greqi

‘3 Musketierët’ ndezin skenën në Athinë

Do të rrethojnë Tokën me Isaacman për tre ditë

‘Astronautët amatorë’ dhe miliarderi nisen drejt hapësirës