MENU
klinika

E rëndë në Përmet

La shtatzënë një 12-vjeçare, arrestohet 23-vjeçari

23.06.2023 - 14:16

Një 23 vjeçar nga Mallakastra është arrestuar tre ditë më parë në Përmet, pasi dyshohet se ka lënë shtatzënë një minorene nga qyteti i Përmetit. Nga informacionet e para mësohet se mes djalit të identifikuar me inicialet B.L. dhe vajza minorene ka pasur raport intim.

Deri më tani mësohet se vajza jetonte me gjyshen ndërsa prindërit i kishte në Greqi, por ka qenë i ati që e ka dërguar në spital pasi vajza i ankohej se nuk ishte mirë nga ana shëndetësore.

Pas vizitës në spitalin e Përmetit ka rezultuar se ka qenë shtatzënë në muajin e dytë. E pasi e kanë pyetur për marrëdhëniet intime, vajza ka treguar emrin e djalit i cili më pas është arrestuar. Nga informacionet e para rezulton se djali ishte person me precedentë penalë.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë