MENU
klinika

“Ekrani i artit”

Lidhja mes artit bashkëkohor dhe kinemasë

05.06.2023 - 13:17

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti përcolli momente nga aktivitetet që janë duke u zhvilluar në Shkodër këto ditë, nën logon “Ekrani i artit”, një festival tashmë i kthyer në traditë.

Margariti ndau në rrjetet sociale një album fotografik nga një mbrëmje në Shkodër, ku ishte e pranishme mes artistësh e dashamirësish të artit. “Kënaqësi të bëhesh pjesë e kësaj atmosfere në Javën e Kulturës Italiane, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës”, shkruan Margariti.

I lindur si një projekt që kërkon të promovojë lidhjet midis artit bashkëkohor dhe kinemasë “Ekrani i Artit” , një vazhdimësi e eksperiencës së mirë për 6 vite me radhë në Shkodër, paraqet për publikun autorë, dokumentarë mbi jetën e krijimtarinë e artistëve bashkëkohorë dhe atyre të Kosovës, që do të zgjojnë interesin e njëkohësisht edhe nostalgjinë e publikut për kinemanë si një institucion i rëndësishëm në edukimin e brezave përmes artit e kulturës.

Përveç filmave, shkodranët por edhe vizitorët do të mund të marrin pjesë njëkohësisht edhe në mbrëmje muzikore por edhe diskutime mbi artin. Pa harruar edhe aktivitetet paralele, dedikuar artistëve të rinj, si ai i videoartit, kuruar nga Elsamina Musiq e Xhulian Millaj në Qendra Rinore. Drejtor artistik i “Ekranit të artit” është Edi Muka ndërsa Zef Paci dhe Tea Paci, kuratorë të programit filmik.

Kjo nismë, tashmë e kthyer në traditë, e shenjon Shkodrën për disa ditë me radhë si skenë ndërkombëtare e artit bashkëkohor. Angazhimi i organizatorëve e interesimi i publikut, janë pa diskutim tregues të pasionit për artin, por edhe i domosdoshmërisë për zhvillimin cilësor të tij në Shkodër.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit