MENU
klinika

I dhanë ryshfet Sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë për të përfituar tenderin

Lihet në burg Silvi Shehi, lirohet Vladimir Topi

06.06.2023 - 13:58

GJKKO ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie për Vladimir Topin dhe arrest me burg për inxhinierin e firmës “DRICONS”.

Shtetasit akuzohen se i kishin paguar 330 mijë lek ryshfet Sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Avokatët e Topit kërkuan masë më të butë për klientin e tyre, me argumentin se është i moshuar. Sakaq, inxhinieri Shehi ka mohuar të jetë përgjegjës për akuzën, duke theksuar se kishte bërë vetëm detyrën.

“Më thanë çoi këto letra dhe kam kujtuar se ishin dokumenta. S’kam bërë korrupsion”– është shprehur ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN