MENU
klinika

Publikoi emrat e "përgjegjësve" për tensionet në veri

Lista Serbe reagon ndaj Kurtit: Po akuzon serbë të ndershëm

02.06.2023 - 17:17

Subjekti politik serb në Kosovë, Lista Serbe, ka reaguar ndaj fjalimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili në seancën e Kuvendit të Kosovës, publikoi disa emra për të cilët tha se ishin personat përgjegjës që shkaktuan tensione më 29 maj në Zveçan, e ku u lënduan 30 ushtarë të KFOR-it.

Lista Serbe thotë se Kurti po akuzon pa bazë pjesëtarë të komunitetit serb në veri të Kosovës vetëm pse nuk pajtohen me shkeljen e kushteve themelore dhe të drejtat e njeriut.

“Akuzat e sotme të pabazuara dhe vizatimi i një objektivi në ballin e grave serbe dhe serbëve në veri të Kosovës vetëm pse nuk pranojnë të shkelin të drejtat themelore të njeriut tregon karakterin fashist të regjimit të Albin Kurtit. A janë mafiozët, profesorët, mjekët, infermierët, minatorët, qytetarët dhe përfaqësuesit politikë siç i etiketoi Albin Kurti sot në parlament? Sa farsë është gjithçka që tha Kurti sot në Kuvend dhe fakti që ai etiketoi si kriminelë dhe organizatorë protestash njerëz të nderuar, gra, invalidë, madje edhe disa që janë në spital dhe nuk kanë qenë në veri të Kosovës për javë të tëra.

Ekspozimi i sotëm i Kurtit me plot gënjeshtra është dëshmi se ai dëshiron përshkallëzim të mëtutjeshëm të situatës, ngritje të tensioneve dhe konflikteve, kurse serbët duan paqe, liri, kthim të objekteve komunale të tyre dhe fund të persekutimit të bashkëqytetarëve tanë që nuk pranojnë të jenë shërbëtorë të Kurtit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Listës Serbe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Situata e tensionuar në veri të Kosovës

BE kërkon takim Kurti-Vuçiç në Bratisllavë

Nënkryetarja nga radhët e komunitetit serb

Betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut